Haaland e hesht PSG-në, Liverpool kokulur nga Madridi - Bota Sot
Haaland e hesht PSG-në, Liverpool kokulur nga Madridi

Futboll

Haaland e hesht PSG-në, Liverpool kokulur nga Madridi

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:21
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Futbollisti Erlind Braut Haaland është hero i fitores së Dortmundit me rezultat 2:1 kundër PSG-së, në takimin e parë të të tetës së finales së Champions League në futboll. Të tre golat bien në pjesën e dytë të ballafaqimit dhe që vërtetë ishte një atmosferë e zjarrtë në stadiumim "Signal Iduna Park" në Dortmund.

Në minutën e 69-të Haaland shënon për 1:0, por braziliani Neymar pas një veprimit të shpejt barazon shifrat 1:1. Gëzimi qe jetëshkurtër, pasi që në minutën e 77-të Haaland sërish në skenë, i papërmbajtshëm dhe shënon për fitoren e madhe të Dortmundit me rezultat 2:1, duke i dhënë një epërsi të mirë për takimin e kthimit në Paris.

Atletico Madrid si vendas e mposhti me rezultat miniumal 1:0 Liverpolin. Një fitore e madhe për djelmoshat e trajnerit Diego Simeone. Në minutën e 4-të, Saul Niguez nga afërsia shënon për triumfin e madh të skuadrës ë Atletikos, e cila ka një epërsi minimale por shumë të vlefshme për takimin e kthimit ndaj kampionit në fuqi të Evropës.

***

Në minutën e 77-të, sërish Halaand në skenë dhe shënon për epërsinë 2:1 të Dortmundit, duke i dhënë zjarr stadiumit.

76' Braziliani Neymar vije në shprehje, shënon për PSG-në dhe barazon rezultatin 1:1 me Dortmundin.

Image

69' Dortmundi në epërsi, autor i golit Halaand.

57' Atletico po lufton dhe po e mbron rezultatin përkundër presionit nga Liverpooli, ndërsa në Dortmund vazhdon pa gola.

Image

48' Në pjesën e dytë të lojës, pritet që sulmuesit të janë më të shkathtë dhe të shënojnë, për faktin se në periudhën e parë u shënuan vetëm një gol dhe atë në Madrid në duelin Atletico Madrid - Liverpool, ku avancojnë vendasit me 1:0.

43' Lojë e mirë si në Madrid si në Dortmund, vetëm një gol është shënuar deri me tash, ku Atletico avancon me 1:0 ndaj Liverpoolit.

Image

35' Atletico vazhdon të ruajë epërsinë me 1:0 ndaj Liverpoolit, ndërsa nuk ka gola ende në sfidën mes Dortmundit dhe PSG-së.

25' Atletico Madrid është në avantazh nga minuta e 4-të të kur Niguez nga afërsia shënon dhe njëherësh e ka shfrytëzuar edhe mos reagimin si duhet të mbrojtjes së kampionit në fuqi evropian.

15' Liverpool kërkon përmes Salah, Mane, Firmino etj. që ta barazojnë rezultatin në duel me Atletico Madridin.

9' Në Dortmund ende nuk ka gola në përballjen mes Dortmundit dhe PSG-së, lojë që shton gjithnjë e më shumë emocionet në stadium.

Image

Në minutën e 4-të Saul Niguez e hesht skuadrën e Liverpoolit. Ai shënon për epërsinë 1:0 të skuadrës madrilène.

Image

2' Fillojnë ndeshjet, Atletico-Liverpool e Dortmund – PSG.

Image

***

Në Madrid dhe në Dortmund do të zhvillohen ndeshjet e para të të tetës së finales së Champions League në futboll, në mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit, si dhe Dortmundit e PSG-së.

Të dyja ndeshjet luhen në orën 21.00 dhe secila është më atraktive se tjetra.

Vendasit janë në presion të madh, si Atletico që sfidohet nga kampioni në fuqi evropian, Liverpooli dhe verdhezinjtë nga kampioni francez, PSG.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat