PSG-ja ka një organikë shumë të zgjeruar dhe ka shumë yje në skuadër.
Konkurrenca është shumë e madhe, ndërsa ka dhe zhgënjime. Trajneri Thomas Tuchel i ka habitur të gjithë me zgjedhjet e bëra, pasi ka çuar në tribunë dy afrime të bujshme.
Emri i parë është ai i Ander Herreras. I ardhur me zhurmë në verë nga Manchester United.
Ai nuk po arrin të integrohet dhe të lërë gjurmë te kampionët e Francës. Emri tjetër është ai i Juan Bernart. Ish-lojtari i Bayern Munchen nuk ka gjetur hapësira dhe që prej verës së 2018, paraqitjet e tij kanë qenë të lëkundura.