Milan ka parakontratë me trajnerin e njohur

Futboll

Milan ka parakontratë me trajnerin e njohur

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 18:49
Milan

Milani synon të bëjë revolucion për të bërë ringritjen e madhe drejt elitës së futbollit modern në kontinentin evropian.

Drejtuesit e klubit italian ka nisur punën për të hedhur themelet e sigurta drejt progresit me një trajner cilësor. Gazeta prestigjioze “L’Equipe” raporton se Ralf Rangnick, i cili ka drejtuar më parë klubin e Leipzig ka një para kontratë me kuqezinjtë.

61-vjeçari gjerman do të ketë kontroll të plotë për sa i përket përforcimeve, ndjekjes së talenteve dhe ndërtimit të skuadrës duke lënë pa funksionin dyshen Maldini-Boban. Edhe nëse Milani nuk e emëron gjermanin në krye të skuadrës, ai do të kompensohet sipas marrëveshjes mes palëve.

7 herë kampionët e Evropës më parë duhet që të arrijnë objektivat e këtij sezoni që është mbërritja në zonën Champions

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat