Ish lojtari i Barcës se ka problem transferimin te Real Madrid - Bota Sot
Ish lojtari i Barcës se ka problem transferimin te Real Madrid

Futboll

Ish lojtari i Barcës se ka problem transferimin te Real Madrid

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 08:59
Messi

Sulmuesi i Wolverhampton, Adama Traore, e ka lënë të hapur mundësinë e kalimit të tij te Real Madrid, përkundër faktit se e filloi karrierën te Barcelona.

Për spanjollin që po shkëlqen me ‘’Ujqërit’ në Premierligë, e kaluara të Blaugranët nuk do të paraqiste problem në përcaktimin e tij se në cilin klub do të luajë në të ardhmen.

Deklarata e futbollistit ka bërë që ‘Los Blancos’ të mendojnë seriozisht për ta transferuar 24-vjeçarin, me çka pritet një ofertë në drejtim të skuadrës angleze qysh në hapje të afatit kalimtar të verës.

Lojtari deklaroi se nuk mendon largimin edhe pse nuk ia mbyllë derën asnjë skuadre që interesohet që ta ketë atë në skuadër.

I pyetur se a do i bashkohej Madrilienëve, sulmuesi u përgjigj: ‘’Nuk paraqet problem për mua. Nuk ia mbyllë derën asnjë ekipi edhe pse po kaloj shumë mirë me skuadrën dhe fansat e saj’’.

Kujtojmë, Adama Traore në fillimet e karrierës së tij si futbollist luante për Barcelonën, përmes së cilës vazhdoi karrierën e tij nëpër skuadrat tjera evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat