PSG është lodhur me Tuchel, trajneri i ri mund të jetë një emër i bujshëm! - Bota Sot
PSG është lodhur me Tuchel, trajneri i ri mund të jetë një emër i bujshëm!

Futboll

PSG është lodhur me Tuchel, trajneri i ri mund të jetë një emër i bujshëm!

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 10:23
Mbappe, Tuchel

PSG duket se nuk po gjen qetësi sa i përket trajnerëve që vendos në krye. Pas dështimit të Unai Emery, edhe Thomas Tuchel po ndjek hapat e spanjollit. Gjermani u mposht në sfidën e parë në Champions ndaj Dortmund dhe kaq ka mjaftuar që në Francë të dalin të gjithë kundër tij.

Arsyeja kryesore nuk ishte humbja, por ndryshimi i çuditshëm i modulit. Tuchel i besoi skemës 3-4-3 në Dortmund, një skemë që kishte që nga dhjetori që nuk e përdorte. PSG po bënte mjaft mirë me 4-4-2, ku në sulm luante Icardi së bashku me Mbappe, ndërsa në “Signal Iduna Park”, Icardi dhe Cavani ngrohën stolin për 90 minuta.

Pikërisht kjo është arsyeja që Tuchel po sulmohet shumë dhe drejtuesit e PSG kanë bërë gati menjëherë zëvendësuesin. Sipas raportimeve të fundit në media, Massimiliano Allegri thuhet të jetë kontaktuar nga francezët, të cilët kërkojnë ta afrojnë në ekip italianin për sezonin e ardhshëm.

Emri i Allegrit është lidhur edhe me Manchester United më herët, apo edhe me Bayern Munchen e Milan, ndërsa tashmë në skenë ka dalë PSG. Mbetet për t’u parë nëse ish-tekniku i Juventusit do të pranojë ofertën që do t’i paraqesin kampionët e Francës, të cilët duken se i kanë larë duart me trajnerin aktual.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat