Tifozi i Unitedit e kërkoj Kloppit të humbas ndeshje me Liverpoolin - Bota Sot
Tifozi i Unitedit e kërkoj Kloppit të humbas ndeshje me Liverpoolin

Futboll

Tifozi i Unitedit e kërkoj Kloppit të humbas ndeshje me Liverpoolin

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 11:20
Tifozi i Unitedit e kërkoj Kloppit të humbas ndeshje me Liverpoolin

Liverpooli nuk ka të ndalur në Premierligë ku nga 26 ndeshje, i ka fituar 25 dhe ka barazuar një herë me Manchester Unitedin.

Kjo super formë e tyre e ka shqetësuar tifozin dhjetëvjeçar të Unitedit, Daragh Curley, i i cili i shkroi letër trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Liverpooli është duke fituar shumë ndeshje. Nëse i fiton edhe nëntë ndeshje të tjera, atëherë do ta keni rekordin më të mirë si të pamposhtur në futbollin anglez. Të jesh tifoz i Unitedit është shumë e mërzitshme”, shkroi Curley.

“Kështu që herën tjetër që Liverpooli do të luajë, ju lutem humbni. Ju duhet ta lejoni skuadrën tjetër të shënojë. Shpresoj që të kam bindur të mos e fitosh ligën apo as edhe një ndeshje tjetër”.

Klopp ia ka kthyer përgjigjen tifozit, i cili i kishte shkruar gjermanit letër duke u kërkuar “Reds” të fillojnë të humbasin ndeshje.

 “Fatkeqësisht, në këtë rast, unë nuk mund të ta plotësoj dëshirën, jo me dëshirën time të paktën”, ka thënë Klopp.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat