Vendim i papritur nga Neymar, zhgënjehen në Brazil

Futboll

Vendim i papritur nga Neymar, zhgënjehen në Brazil

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:05
Neymar

Neymar do të mungojë në karnavalet e Brazilit për herë të parë që nga viti 2014. Sulmuesi i PSG nuk ka ndërmend të shpikë ndonjë dëmtim, apo të largohet. Ylli i ekipit do të fokusohet te futbolli dhe tek ekipi i tij. 

Lojtari e kishte krijuar si traditë që të ishte i pranishëm, por sipas asaj që shkruan UOL, futbollisti do të mungojë. Ai do të jetë në ndeshjen që PSG do të luajë në kampionat. Ney do të shmangë dhe festën e datëlindjes së motrës së tij, e cila feston më 11 mars. 

Një vendim i papritur nga lojtari që njihet për festat e tij të veçanta dhe dëshirën për t'u argëtuar. Nuk do të ndodhë kështu këtë sezon ku duket se lojtari është fokusuar më shumë në futbollin e luajtur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat