Genc Nuza anuloi golin, por a duhej të ndëshkonte me të kuq portierin e Dritës?! - Bota Sot
Genc Nuza anuloi golin, por a duhej të ndëshkonte me të kuq portierin e Dritës?!

Futboll

Genc Nuza anuloi golin, por a duhej të ndëshkonte me të kuq portierin e Dritës?!

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:55
Genc Nuza

Drita ka arritur të shënoj një fitore tejet të rëndësishme mes shumë polemikash ndaj Vushtrrisë.

Skuadra nga Gjilani triumfoi me rezultat 2:3, kështu për tu barazuar me pikë me skuadrën e Ballkanit e cila nesër luan ndeshjen e javës së 19-të, kundër Ferizajit.

Një ndër momentet më të përfolura gjatë kësaj ndeshjes, ishte ai kur Drilon Fazliu arriti të shënoj gol fantastik nga goditja e dënimit, gol që u anulua nga gjyqtari Genc Nuza me plot të drejtë, në bazë të rregullave të reja të FIFA-s.

Mirëpo, tifozët vendas të Vushtrrisë si dhe trajneri e lojtarët vendas pas përfundimit të ndeshjes janë ankuar për gjyqtarin kryesor për rastin e kësaj goditje dënimi.

Vendasit kërkonin me ngulm kartonin e kuq për gardianin e Dritës, Darko Tofiloski i cili bëri një ndërhyrje ndaj kundërsharit, e cila u sanksionua veëm me kartonin e verdhe nga gjyqtari kryesor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat