Eibar i përulet Messit: Vuajmë nga ti, por duhet të duartrokasim për ty

Futboll

Eibar i përulet Messit: Vuajmë nga ti, por duhet të duartrokasim për ty

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 22:21
Eibar i përulet Messit: Vuajmë nga ti, por duhet të duartrokasim për ty

Më i miri i botës në futboll ishte në një nga mbrëmjet e tij më të mira dhe arriti të shënonte katër herë në portën e Eibar, duke mbytur dilemat për fituesin.

Pas ndeshjes, skuadra e Eibar ka bërë një postim në ‘Twitter’, duke i përulur madhështisë së Leo Messi.

“Ne vuajmë nga ty, ne duhet të durojmë ty, ne të përballojmë ty, dhe ne nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të ngritemi e të duartrokasim ty” shkruan faqja zyrtare e Eibar.

Sigurisht, kur skuadra kundërshtare shkruan këto fjalë për ty, duhet kuptuar se ke bërë diçka të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat