Real Madrid mposhtet nga Levante – kreu i tabelës ‘i falet’ Barcelonës

Futboll

Real Madrid mposhtet nga Levante – kreu i tabelës ‘i falet’ Barcelonës

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 22:54
Foto nga ndeshja

Levante ka bërë befasinë më të këndshme në këtë fundjavë.

Skuadra e Levante ka arritur të mposht Real Madridin me rezultatin minimal 1:0.

Në një ndeshje ku favoritët në letër ishin mysafirët, fusha e blertë tregoi diçka krejtësisht tjetër.

Levante arriti të merrte tri pikët falë golit të shënuar nga Luis Morales, në minutën e 79’ të ndeshjes.

Ky gol vulosi fatin e takimit duke bërë që Levante të fitojë tri pikët dhe të ngritët në kuotën e 32 pikëve për pozitën e 10-të.

Real Madrid në anën tjetër mbetet me 53 pikë, duke bërë kështu që të zbres në pozitën e dytë, duke i dhënë kryesimin skuadrës së Barcelonës që tash numëron 55 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat