Berisha: Bardhezinjtë përfituan nga…

Futboll

Berisha: Bardhezinjtë përfituan nga…

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 13:59
Berisha: Bardhezinjtë përfituan nga…

SPAL-i u mposht nga Juventusi ditën e djeshme me rezultatin 2-1 në shtëpi, në një ndeshje ku ekipi ku aktivohet portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, zhvilloi një lojë shumë të mirë.

Pas përfundimit të ndeshjes, gardiani kuqezi ka folur për “Tuttomercatoweb”, ku është shprehur se ekipi tregoi një performancë të mirë ndaj një skuadre si Juventusi, por përsëri nuk mjaftoi për të marrë një rezultat pozitiv. Gjithashtu Berisha ka besim te mbijetesa e ekipit, teksa thotë se ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare.

“Ne u përpoqëm të bënim një ndeshje të shkëlqyer, por ndaj një ekipi si Juve duhet të bëjmë gjithmonë më shumë. Do thoja se bëmë një ndeshje shumë të mirë, e cila për fat të keq nuk mjaftoi. Ata përfituan nga disa gabimet tona. Në kemi humbur shumë ndeshje dhe nëse duam të fitojmë atëherë nuk na lejohen gabimet. Nëse luan mirë për 80 minuta dhe më pas bën një gabim dhe humb, atëherë të mungon besimi.

Mund të jetë paraqitje e djeshme pika e kthesës për ekipin?

Ne e dimë që jemi në rrugën e duhur, shpresoj që kjo paraqitje të motivojë më shumë ekipin. Ne duhet të fillojmë të besojmë te mbijetesa dhe të fillojmë të marrim pikë në ndeshjet e radhës që do të jenë vendimtare.

Si po ecën puna me trajnerin e ri Di Baxhio?

Trajneri i ri po na bën të kuptojmë se ai dëshiron të luajmë bukur. Moduli i tanishëm është ndrzshe nga ai i pari, por jemi përshtatur shpejt.”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat