Lojtari nga Kosova shënon dhe asiston për klubin e madh skocez - Bota Sot
Lojtari nga Kosova shënon dhe asiston për klubin e madh skocez

Futboll

Lojtari nga Kosova shënon dhe asiston për klubin e madh skocez

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 16:42
Kamberi

Futbollisti nga Kosova, Florian Kamberi, ka bërë paraqitje fantastike në fanellën e klubit të madh skocez, Rangers nga Glasgou, të cilët si mysafirë u ndanë baras me rezultat 2:2 me St Johnstone, në kuadër të javës së 28-të të Kampionatit të Skocisë.

Në minutën e 8-të, Hendry shënon për vendasit, por sulmuesi Kamberi barazon shifrat 1:1 në minutën e 50-të. Aribo realizon për 1:2 pas asistimit të Kamberit, në minutën e 71-të.

May shpëton vendasit nga humbja, shënon për 2:2 në minutën e 80-të.

Kamberi u aktivizua në lojë në minutën e 46-të, duke shënuar dhe asistuar. Rangers është në vend të dytë me 64 pikë, kurse St Johnstone është i teti me 32 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat