Fazliji realizon në derbin e Zvicrës - Bota Sot
Fazliji realizon në derbin e Zvicrës

Futboll

Fazliji realizon në derbin e Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 17:55
Fazliji realizon në derbin e Zvicrës

Futbollisti shqiptar, Betim Fazliji, realizoi gol për St. Gallenin në barazimin me rezultat 3:3 ndaj kampionit në fuqi Young Boys, në takimin e javës së 23-të të Kampionatit të Zvicrës. Ky ishte derbi i javës dhe dramatik deri në fund.  

Për St. Gallenin realizuan Fazliji (10'), Demiroviq (74'), Gortler (90+1’) dhe për Young Boysin Nsame (44') e Ngamaleu (45+2) e Hoarau (90+7'-nga penalltia). Fazliji luajti standard dhe dha maksimumin. Baseli luajti baras (2:2) me Servetten.  

Taulant Xhaka luajti titullar e Orges Bunjaku nga minuta e 73-të për Baselin dhe Kastriot Imeri nga minuta e 58-të për Servetten, një minutën më vonë u ndëshkua me karton të verdhë. Pajtim Kasami e Ermir Lenjani luajtën standardë për Sionin dhe si mysafirë u ndanë baras (0:0) me Luganon.

St. Gallen kryeson me 45 pikë, pasojnë Young Boys 45, Basel 40, Servette 37 pikë etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat