Arsenali arkëtoi tri pikë më shumë mund në përballje me Evertonin, duke e mposhtur me rezultat 3:2, në takimin që u luajt në stadiumin “Emirates” në Londër. Ndeshje me veprime të shpejta e me pesë gola të realizuara.
Mesfushori ofensivë Granit Xhaka ka luajtur me sukses tërë takimin dhe kontriboi për fitoren e madhe.
Për Arsenalin shënuan Nketiah (27'), Aubameyang (33' e 46') dhe për Evertonin Calvert-Lewin (1'), Richarlison (45+4).
Pas 27 jave në Premier League Arsenali zë vendin e 9-të me 37 pikë, një më shumë se Evertoni që renditet i 11-ti.