Gattuso: Messi bën bën gjëra që ju i shihni vetëm në Playstation

Futboll

Gattuso: Messi bën bën gjëra që ju i shihni vetëm në Playstation

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:29
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso shpreson të shohë një Napoli të patrembur kundër Barcelonës në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve.

Napoli mirëpret Barcelonën nesër në “Sao Paolo” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.

“Ne duhet të luajmë një lojë të shkëlqyeshme në të dyja pjesët nesër, ata po vijnë për të na sulmuar. Ne rrezikojmë shumë nesër”, tha Gattuso në konferencë për media para ndeshjes me Barcelonës.

“Messi bën bën gjëra që ju shihni vetëm në Playstation, gjëra që as nuk mund t’i imagjinoni. Ai ka qenë më i miri për vite me radhë. Ai është një shembull për fëmijët që duhet ta ndjekin, kurrë nuk thotë dhe nuk bën asgjë të papërshtatshme”, vazhdoi Gattuso.

“Ekipi po punon shumë. Unë arrij para tyre dhe largohem katër ose pesë orë më vonë. Ka shumë punë pas këtij ekipi. Lojtarët sot kanë evoluar shumë”, perfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat