Po e bëri Kosova këtë veprim para ndeshjes në Shkup, do ta hallakat Serbinë 

Futboll

Po e bëri Kosova këtë veprim para ndeshjes në Shkup, do ta hallakat Serbinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:02
Agim Hasani, drejtor sportiv në Flamurtar me Ilija Iviqin

Mediat në Serbi ditëve të fundit kanë shkarravitur aq sa kanë mundur, duke çuar pluhur për serbin nga Graçanica, Ilija Iviq, 17-vjeçar, që ka pranuar të luajë për kombëtaren e Kosovës dhe që një kohë është edhe pjesë e skuadrës së Flamurtarit të Prishtinës, anëtar i Superligës së Kosovës.

Beogradi në shenjë hakmarrje, nuk ka mundur ta përtyp aspak që Iviqi, serbi i parë që po luan për kombëtaren e Kosovës U-19, kanë bërë një gjest të turpshëm, duke urdhëruar ditë më parë të Komunës së Graçanicës, që punojnë me program të Serbisë, që t’i përjashtojnë nga puna prindërit e Ilijës.

Nëse përzgjedhësi i kombëtares A të Kosovës, Bernard Challandes, do të ftojë Iviqin në Kombëtare qoftë për ndeshje edhe miqësore, sigurisht se do ta hallakat Serbinë dhe kushedi secili do të jetë reagimi i tyre.

Do të ishte mirë që Iviqi të ftohet edhe në kombëtaren A si talent i madh dhe të jetë në 18-shen e parë, sidomos për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të gjysmëfinales (me 26 mars) së Ligës së Kombeve, atëherë të presim edhe reagimin tjetër të Serbisë, që plason si gjithmonë gënjeshtra të pakripura në opinion!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat