Mane te Barcelona? Kjo është kaluazola e çuditshme

Futboll

Mane te Barcelona? Kjo është kaluazola e çuditshme

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 15:13
Sadio Mane

Barcelona është duke menduar për të transferuar një sulmues në afatin kalimtar të verës duke qenë se Luis Suarez ka arritur një moshë në të cilën nuk jep garanci, por nga ana tjetër edhe Dembele me lëndimet e zakonshme ka bërë që katalanasit të mbeten shpesh pa opsione në ofensivë. Kështu, përveç Lautaro Martinez, synimi ishte edhe Sadio Mane.

Mirëpo, nga zbulimi i mediave angleze, spanjollët mund ta transferojnë senegalezin vetëm nëse paguajnë 89 milionë funte mbi vlerën e lojtarit.

Është zbuluar se në momentin që Barcelona dhe Liverpooli arritën një marrëveshje për Coutinhon në vitin 2018, anglezët vendosën një klauzolë, e cila sqaronte se nëse blaugranët do trokisnin sërish në derën e tyre për një tjetër lojtar brenda tre viteve, atëherë duhej të paguanin përveç vlerës së futbollistit në treg edhe 89 milionë të tjera plus.

Kështu, nëse sot Mane vlerësohet me 145 milionë funte, duke shtuar edhe 89 atëherë vlera e sulmuesit shkon në 225 milionë funte. Një shifër ekstremisht e lartë e cila do kalonte edhe 200 milionë funte kur Neymar u transferua te PSG nga Barcelona.

Në këtë formë transferimi duket thuajse i pamundur dhe katalanasit duhet të presin deri në vitin 2021, kur të plotësohen tre vitet e klauzolës, për të bërë një marrëveshje normale me “Të kuqtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat