Ramos reagon pas kartonit të kuq ndaj Manchester Cityt

Futboll

Ramos reagon pas kartonit të kuq ndaj Manchester Cityt

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:20
Sergio Ramos

Sergio Ramos ka folur pas kartonit të kuq që mori në sfidën e mbrëmshme të cilën Real Madridi e humbi me rezultatin 1-2 kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Ishin minutat e fundit të ndeshjes, kur Ramos ndali në mënyrë të palejueshme Gabriel Jesusin për ta parandaluar një rast të mirë shënimi.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, mbrojtësi u shpreh se atë episod e ka lënë pas krahëve dhe tashmë është i fokusuar në ndeshjen e fundjavës kundër Barcelonas.

“Pas një nate shumë të vështirë, ekzistojnë dy mundësi: mund të mendojmë për humbjen e djeshme ose të punojmë për fitoren e nesërme. Unë zgjedh këtë të fundit. Tani kokën dhe zemrën në El Clasico”, ishte shkrimi i spanjollit në Twitter.

Ndeshja Real Madrid-Barcelona do të luhet të dielën në orën 20:45, e cila pritet të jetë e rëndësishme për fatet e titullit kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat