Mesfushori i Barcelonës Sergio Busquets ka kritikuar klubin për gabimet e bëra në merkatë që e kanë lënë skuadrën në emergjencë në një moment të rëndësishëm të sezonit.
Busquets nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit me Napolin për shkak të kartonave, po ashtu edhe Vidal nuk do të jetë.
"Unë dhe Vidal ishim një karton të verdhë larg pezullimit. Shpresoj që dëmtimi i Pique mos të jetë i rëndë.
Nuk kemi një skuadër të mirëfilltë, fatkeqësisht, kështu janë planifikuar gjërat."