Lajm i mirē për Renovën: Remzifaik Selmani nuk do tē operohet, ka nisur stërvitjet, do të kthehet kundër Vardarit.
Sulmuesi i Renovës, Remzifaik Selmani, nuk i ka këputur ligamentet, por ka pasur shtrëngim të tyre, është konstatimi i mjekëve.
Ai ka filluar me stërvitje individuale, kurse javën e ardhshme do ti bashkohet ekipit.
Selmani do të mungojë kundër Shkupit në fundjavë, ndërsa do të jetë në kombinim për ndeshjen tjetër derbi me Vardarin.