Nuhiu tregon si e mundën Drenicën

Futboll

Nuhiu tregon si e mundën Drenicën

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 15:53
Nuhiu tregon si e mundën Drenicën

Ka përfunduar ndeshja e vetme e zhvilluar në ditën e sotme ajo në mes Dritës e Drenicës në kuadër të xhiros së 20-të në Superligë.

Fitoren e ka arritur Drita me rezultatin 4:1.

Golat për gjilanasit i realizuan Kastriot Rexha (8’,21’), Betim Haxhimusa (30’) dhe Emini (90’).

Për Drenicën realizoi Alban Shillova (61’).

Vetë shefi i shtabit teknik të kësaj skuadre, Ardian Nuhiu, deklaroi pas ndeshjes që skuadra e tij arriti që me presion dhe shpejtësi në repartin ofansiv të zgjidh çështjen e fituesit.

“Kemi zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë. Futbollistët kanë dhënë maksimumin në secilin repart dhe mendoj që me plotë meritë e kemi fituar ndeshjen. E kemi ditur që Drenica vjen pas dy humbjeve radhazi dhe do të kërkoj të këndellet. Por, presioni i lartë të cilin e kemi aplikuar, si dhe aksionet e shpejta në repartin ofansiv nuk i kanë dhënë fare kohë atyre për të reaguar”, ka deklaruar Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat