Luftë nervash, Setien surprizon Zidane me lëvizjen e papritur!

Futboll

Luftë nervash, Setien surprizon Zidane me lëvizjen e papritur!

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 23:38
Setien dhe Messi

“El Clasico” do të luhet ditën e diel ndërmjet Realit dhe Barcelonës. Një sfidë që pritet të vendosë dhe fatet e ekipeve në këtë kampionat. Palët do të luajnë gjithçka për gjithçka me të dy trajnerët që po mendojnë lëvizjet në skuadër.

Surpriza e madhe duket se do të vijë nga numri një i stolit të katalanasve. Quique Setien po mendon për sulmin dhe ka vendosur që të hedhë nga minuta e parë në fushë Martin Braithwaite. Sulmuesi do të jetë me shumë mundësi përkrah Lionel Messit dhe Antonie Griezmannit.

Trajneri Zinedine Zidane mund t’i ketë bërë llogaritë me Ansu Fatin në sulm, por duket se duhet të ndryshojë sërish strategjinë. Sulmuesi i ardhur nga Leganes në merkaton e janarit ka debutuar dhe ka lënë shenjë me një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat