Prishtina është e kompletuar

Futboll

Prishtina është e kompletuar

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 11:09
Prishtina është e kompletuar

Sot në orën 17.00 zhvillohet kryendeshja e javës e cila ka marrë jehonë të madhe në opinionin publik. Ka rastisur, që me fitoren eventuale, Prishtina të kap edhe kreun e tabelës.

Prishtina është e kompletuar, nuk ka probleme me mungesa dhe futbollisti i fundit i rikuperuar tërësisht është mesfushori Ardit Hila.

Futbollistët prishtinas duan të vazhdojnë serinë pozitive të 3 fitoreve pranverore duke shënuar 11 gola dhe pranuar vetëm 1 gol.

Skuadra, në dy garat, kampionat dhe kupë, është 8 ndeshje radhazi pa humbje, 7 fitore dhe 1 barazim (me Gjilanin në javën e 17-të). Nga këto 8 ndeshje, 5 janë kampionale në të cilat skuadra ka fituar 4 dhe barazuar 1 me goldallim +10, 12:2.

Pa dyshim se futbollistët prishtinas janë maksimalisht të përqendruar kundër një kundërshtari i cili ndodhet e para në klasifikim. Por, edhe duan të tregojnë se janë më të mirë dhe nga që nga ky kundërshtar të kapin kreun e klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat