Kur të gjithë u larguan, këta vazhduan edhe një vit me Serbinë në vitin 1991, por u doli....

Futboll

Kur të gjithë u larguan, këta vazhduan edhe një vit me Serbinë në vitin 1991, por u doli....

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 12:45
Kur të gjithë u larguan, këta vazhduan edhe një vit me Serbinë në vitin 1991, por u doli....

Në gushtin e vitit 1991 ka pasur zhvillime shumë interesante në ish Jugosllavi, sidomos edhe në sport, si klubet e futbollit nga Sllovenia, Kroacia, po ashtu Prishtina që ishte në ligën e dytë federative me klubet tjera të Kosovës braktisin garat e ish Jugosllavisë dhe të Serbisë.   

Klubet që nuk iu bashkuan kroatëve, sllovenëve, Kosovës ishin ato nga Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia, pa llogaritur ato nga Mali i Zi dhe Vojvodina.  

Në vitin 1991-1992 garat i vazhduan me klubet e Serbisë në të ashtuquajturën liga e parë Vardari i Shkupit, Pelisteri i Manastirit (Maqedoni), Sarajeva, Velezhi, Slloboda e Tuzllës, Zhelezniçari nga Sarajeva, Borci i Banjallukës (Bosnja e Hercegovina).
Në ligën e dytë Teteksi i Tetovës, Ballkani i Shkupit (Maqedoni), Çeliku nga Zenica, Leotari nga Trebinja, Rudari nga Lubija e Iskra Bugojno (Bosnja e Hercegovina).

Këto klube vazhduan edhe për një vit, ndonëse Zhelezniçari e kishte ndërprerë më herët, kishte zhvilluar vetëm 17 ndeshje.

Në edicionin 1992-1993, nuk garuan me të ashtuquajturën ish Jugosllavi, ndahet Maqedonia nga ajo federatë, ndërsa Bosnja futet në luftë dhe përjetoi masakrat më të mëdha nga Serbia, që njeh historia e njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat