Prishtina – Ballkani, ja sa bileta janë shitur deri më tani

Futboll

Prishtina – Ballkani, ja sa bileta janë shitur deri më tani

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Derbi Prishtina – Ballkani po afron.

Skuadra e Prishtinës sonte takohet me Ballkanin me fillim nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Deri më tani qytetarët e Prishtinës kanë shprehur interesim mjaft të madh për ta përcjellur këtë duel, në dallim me ndeshjet e kaluara.

Plisat dhe qytetarët e Prishtinës janë mobilizuar mjaft mirë për këtë ballafaqim, pasi sipas tyre kjo mund të jetë një ndeshje deçizive për titullin kampion.

Burime të medias konfirmojnë se rreth 2 mijë bileta janë shitur deri më tani, ndërsa interesimi më i madh ka qenë në zonën VIP, ku bileta kushton 5 euro.

Interesim të madh për bileta ka edhe për pjesën lindore dhe perendimore.

Numri i biletave të shitura deri më tani është rreth 2 mijë, ndërsa në stadium priten të jenë rreth 4 mijë persona, duke llogaritur që biletat për Plisat dhe Xhebrailat nuk janë të përfshira në numrin e lartëcekur, për shkak se tifo grupeve iu ‘rezervohen’ biletat më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat