Feronikeli këndellet, Trepça ’89 64 minuta me një lojtar me pak

Futboll

Feronikeli këndellet, Trepça ’89 64 minuta me një lojtar me pak

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 14:53
Feronikeli këndellet, Trepça ’89 64 minuta me një lojtar me pak

Feronikeli nga Drenasi këndellet, triumfon me rezultat 3:0 kundër Trepçës ‘’89.

Në minutën e 26-të, Traore i 89-shit ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Besmir Bojkut, kësisoj mbeten me një lojtar me pak të paktën për 64 minuta.

Në minutën e 50-të, Mendurim Hoti me një goditje të fortë shënon për 1:0, ndërsa Mevlan Zeka ngriti epërsinë në 2:0 minutën e 90+2. Albert Dabiqaj vulos fitoren në 3:0 në minutën e 90+4.

Duhet theksuar se në minutën e 63-të, Hoti godet pingulen e djathtë të 89-shit. Feronikeli renditet në vend të gjashtë me 31 pikë, ndërsa Trepça ’89 mbanë pozitën e shtatë me 26 sosh pas 20 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat