Batatina kritikon

Futboll

Batatina kritikon

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 16:23
Batatina kritikon

Llapi është mposhtur 2-0 ndaj Ferizajt në takimin e zhvilluar sot nga ora 13:00.

Me këtë fitore “Ujqit” afrohen edhe më shumë për të dalë nga zona e rrezikshme.

Pas takimit, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka kritikuar lojtarët e tij.

“Lojtarët e Llapit menduan që fituan ndeshjen ndaj kampionit (Feronikelit një xhiro më parë) dhe menduan që përfundojë kampionati për ta.

Sot nuk luajti ai Llapi që luajti para një xhiro, edhe pse kishim raste dhe nuk merituam të humbim. Ndoshta goli herët  i pranuar ndikoj negativisht por nuk ishim edhe efikas para portës. Ajo çfarë nuk më pëlqej ishte zhargitja e lojës dhe duke ditur pozitën e Ferizajt, mendoj që nuk duhet luajtur ashtu pasi në dy pjesët luajtëm vetëm nga 25 minuta pas zhagitjeve të bëra”, tha Batatina pas ndeshjes.

I pyetur për rrezikun e rënies nga liga, Batatina tha:

“Llapi është komod, ndërsa ekipet si Ferizaj dhe të tjerat më poshtë se ne, nuk kanë organizim të jenë në nivel me ne, dhe nuk kanë skuadër si ne.

Unë mund të them se kemi bërë një hap të madh larg daljes në Evropë, pas humbjes së sotme”, përfundoj Batatina.

Llapi mbetet 12 pikë larg dy liderëve, Dritës dhe Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat