Skandal me biletat Maqedoni-Kosovë

Futboll

Skandal me biletat Maqedoni-Kosovë

Më: 4 mars 2020 Në ora: 16:18
Skandal me biletat Maqedoni-Kosovë

Ka nisur shitja e biletave për përballjen e playoff të Nations League mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, që do të luhet më 26 mars në Shkup! Një sfidë kjo që ka aromën e një bilete për finalen e madhe të Ligës D dhe një vendi në Euro 2020!

Por, skandali qëndron në faktin se biletat janë shpërndarë kudo dhe kanë dalë në shitje, me përjashtim të qyteteve ku numri i shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë është më i madh: Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Strugë!

Federata Maqedonase Veriore ka marrë këtë vendim nisur edhe nga frika se shqiptarët në stadium mund të jenë më shumë se maqedonasit. Kujtojmë që çdo biletë do të jetë e personalizuar dhe 1 person mund të blejë vetëm 1 biletë me mjetin e tij të identifikimit!

–  Biletaria e Arenës “Todor Proeski” (çdo ditë prej ora 10:00 deri në orën 18:00)

–  T.A. Globus – Ohër

–  T.A. Bran – Prilep

–  Kafe Bar “Koncept” – Strumicë

–  Simbol Kafe – Shtip

–  Literatura – Manastir

–  Kiosk Korzo – Negotinë

–  Uni Son – Veles

–  Tobako Leni  – Gjevgjeli

–  Libero Travel – Koçani

Biletat për tribunat jugore dhe veriore do të shiten me çmim prej 300 dhe 400 denarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat