Talenti i Chelseat që “turpëroi” Liverpoolin, ka rënë në radarin e Barcelonës

Futboll

Talenti i Chelseat që “turpëroi” Liverpoolin, ka rënë në radarin e Barcelonës

Më: 4 mars 2020 Në ora: 17:54
Pamje nga ndeshja

Mesfushori i Chelseat, Billy Gilmour shkëlqeu në fitoren 2:0 të ndaj Liverpoolit dhe FA Cup dhe nuk ka mbetur pa u vërejtur nga Barcelona.

Sipas mediumit The Independent, gjigantët katalunas dërguan vazhdimisht skautët e tyre për të monitoruar përparimin e të riut në vitet e fundit.

I riu skocez u bashkua me Chelsean nga Rangers, ku ai përparoi përmes sistemit të tyre rinor, në verën e vitit 2017 dhe bëri debutimin me ekipin e parë këtë sezon.

Mbrëmjen e së martës në fitoren 2:0 të Bluve ndaj Reds e panë Gilmour duke shfaqur aftësitë e tij teknike, atributet fizike dhe këmbënguljen e tij.

Thuhet se Barcelona ishte në dijeni që skocezi kishte aftësitë e kërkuara për të shfaqur potencialin e tij në Camp Nou, por nuk bëri një lëvizje për shkak që Chelsea veçse kishte siguruar nënshkrimin e tij.

Gilmour fitoi çmimin “zbulimi i turneut” në Tournament Toulon 2018 dhe ai shihet se ka potencialin për të qenë krijues i madh në nivelin elitar të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat