Tirana triumfon ndaj Flamurtarit

Futboll

Tirana triumfon ndaj Flamurtarit

Më: 4 mars 2020 Në ora: 19:20
Tirana triumfon ndaj Flamurtarit

Tirana ka fituar me rezultatin e pastër 2;0 ndaj Flamurtarit në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë shënuan nga një gol për çdo pjesë të lojës. Në minutën e 34’ kryeqytetasit zhbllokuan sfidën falë një autogoli të realizuar nga Vrapi që devijon topin në portën e tij.

Ndërsa fitorja për bardheblutë u vulos në minutën e 86-të. Kobinah tregohet i saktë me të majtën dhe çon topin në rrjetë.

Tashmë, Tirana shkon në kuotën e 50 pikëve, gjashtë më shumë se Kukësi i vendit të dytë, të cilët u ndalën në barazim 0:0 ndaj Vllaznisë.

Ndërsa Flamurtari nga ana tjetër thellon më shumë krizën. Vlonjatët qëndrojnë në vendin e fundit në kuotën e 10 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat