UEFA komunikon njoftimin e fundit

Futboll

UEFA komunikon njoftimin e fundit

Më: 5 mars 2020 Në ora: 11:12
UEFA

Pavarësisht frikës së përhapjes së koronavirusit se mund të kërcënojë ndërprerjen e aktiviteteve futbollistike UEFA zyrtarizon nisjen e shitjes së biletave për finalen e Ligës së Kampioneve të sezonit 2019-2020, e cila do të luhet në 30 maj në Stamboll.

Qeveria e futbollit europian komunikoi se nga dita e sotme nis shitja e 6 mijë biletave për tifozët nga mbarë bota për të ndjekur kurorëzimin e këtij edicioni të njërit prej aktiviteteve sportive më të ndjekura në botë. Shitja e tyre do të përfundojë në datën 12 mars.

Çmimet e biletave variojnë nga 70 € deri në 600 €. Sigurimi i biletave do të bëhet nëpërmjet platformës online të UEFA-s, ndërkohë që 40 mijë bileta të tjera do të shpërndahen për tifozët e dy skuadrave finaliste.

Sipas kategorive të përcaktuara çmimet e biletave për finalen e Stambollit janë:

Kategoria 4: 70 €
Kategoria 3: 180 €
Kategoria 2: 450 €
Kategoria 1: 600 e

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat