Sejdiu: Kjo fitore na jep siguri

Futboll

Sejdiu: Kjo fitore na jep siguri

Më: 5 mars 2020 Në ora: 15:30
Sejdiu: Kjo fitore na jep siguri

Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme si vendas, pasi mposhti 3:1, Flamurtarin e Prishtinës.

Dy gola të Shillovës në pjesën e parë, dhe një i Hysenit në pjesën e dytë, ishin të mjaftueshëm për fitoren e parë të drenicasve në pranverë.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu tha se e gëzon kjo fitore e sotme.

“Ne vijmë pas tri humbjeve ndaj kundërshtarëve të fortë, e cila ndikoj edhe pak në siguri të ekipit.

Por, ne bëmë një rikthim deqiziv, duke ditur se fituam ndaj një kundërshtari direkt. Ne gjatë gjithë javës kemi punuar mjaft shumë në aspektin psikologjik pasi nuk na janë dashur të përsërisim gabimet e ndeshjeve të fundit.

Fusha sot ishte paksa e rëndume, por me fitore jam i kënaqur pasi erdhi në momentet e duhura, e cila na ngrit pak në tabelë dhe motivon paksa ekipin”, tha Sejdiu për SSK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat