Gjendja e Hazard, Reali tregon situatën e belgut

Futboll

Gjendja e Hazard, Reali tregon situatën e belgut

Më: 5 mars 2020 Në ora: 18:47
Eden Hazard

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard, ka vuajtur shumë në sezonin e tij të parë tek ekipi madrilen. Belgu ka vuajtur dëmtimin e tretë në ndeshjen ndaj Levantes, të humbur me rezultatin 1-0. Ylli i madrilenëve u dëmtua keq dhe u detyrua të operohej. 

Operimi u bë në Amerikë ditën e sotme dhe skuadra spanjolle e ka konfirmuar diçka të tillë. Hazard shkoi në Dallas së bashku me pjesëtarë të stafit mjekësor të madrilenëve dhe gjithçka ka shkuar me sukses. 

Belgu është në luftë me kohën për t'u rikuperuar përpara Euro2020, pasi sezoni është i mbyllur me skuadrën madrilene. Reali e bleu në verë nga Chelsea me shpresën që të mbyllte boshllekun e lënë nga Cristiano Ronaldo, por diçka e tillë nuk ndodhi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat