Sane akoma i pavendosur për të ardhmen e tij

Futboll

Sane akoma i pavendosur për të ardhmen e tij

Më: 5 mars 2020 Në ora: 20:29
Leroy Sane

Leroy Sane akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Ylli gjerman i Manchester City, Sane, ka të ardhmen e tij në pikëpyetje që nga merkatoja e verës së kaluar.

Lojtari lidhej me një kalim të mundshëm te Bayern Munich, por një marrëveshje nuk u finalizua dhe lojtari vazhdoi në ‘Etihad’.

E ardhmja e tij vazhdon të jetë akoma në pikëpyetje, sipas raportimeve të ‘The Telegraph.

24 vjeçari thuhet të jetë i hapur për të vazhduar aventurën e tij në Premierligë dhe bisedimet për kontratën mund të fillojnë kur lojtari të kthehet nga lëndimi.

Edhe Bayern Munich pritet t’i kthehet garës për lojtarin, me të përfunduar sezoni aktual.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Leroy Sane, i cili gjatë javës së kaluar ka luajtur ndeshjen e parë që nga lëndimi i pësuar kundër Liverpool. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat