Juventus-Inter, më 3 prill

Futboll

Juventus-Inter, më 3 prill

Më: 5 mars 2020 Në ora: 23:25
Juventus-Inter

Pas debatesh të shumta dhe kaosit të shkaktuar nga përhapja me shpejtësi e Koronavirusit, kampionati Italian do të rikthehet këtë fundjavë, për të rikuperuar gjashtë ndeshjet e shtyra një javë më parë, përfshi edhe supersfidën Juventus-Inter, ndërsa deri më 3 prill do të luhet me dyer të mbyllura.

Liga ka zyrtarizuar sot oraret dhe datat e rikuperimit të gjashtë ndeshjeve, ndërsa supersfida e javës, derbi i Italisë do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në orën 20:45 në “Allianz Stadim”, sigurisht pa praninë e tifozëve.

Por e diela do të startojë me takimin e orës 12:30 mes Parmës dhe Spalit.

Ndërsa në orën 15:00 do të zhvillohen takimet Milan-Genoa dhe Sampdoria-Verona.

Në orën 18:00 do të jetë radha e përballjes Udinese-Fiorentina, ndërsa të hënën në orën 18:30 do të luhet Sassuolo-Brescia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat