Ndalohet shtrëngimi i duarve

Futboll

Ndalohet shtrëngimi i duarve

Më: 6 mars 2020 Në ora: 11:34
Ndalohet shtrëngimi i duarve

Coronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë, ndërsa janë konstatuar tashmë edhe rastet e para në Angli, çka nxitur edhe reagimin e Federatës Angleze të Futbollit, që ka marrë disa masa për të shmangur përhapjen në masë.

Kështu është vendosur që duke nisur nga kjo fundjavë, nuk do të bëhet më shtrëngimi i duarve mes lojtarëve me njëri-tjetrin dhe arbitrat, ritual ky i zakonshëm para çdo ndeshjeje futbolli.

Kjo masë do të aplikohet deri në një vendim të dytë, ndërsa në Angli po tregohen të kujdesshëm, për të mos përfunduar në mbylljen e stadiumeve, ashtu siç është vendosur aktualisht për kampionatin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat