Ngjarje tragjike, gjyqtari përpiqet t’i shmanget policisë, por përplaset nga treni dhe humb jetën

Futboll

Ngjarje tragjike, gjyqtari përpiqet t’i shmanget policisë, por përplaset nga treni dhe humb jetën

Më: 7 mars 2020 Në ora: 11:51
Ngjarje tragjike, gjyqtari përpiqet t’i shmanget policisë, por përplaset nga treni dhe humb jetën

Gjyqtari talian Antonio Martinielo ka humbur jetën tragjikisht, teksa është përplasur nga treni.

Prej kohësh 31-vjeçari ishte nën arrest shtëpie, për shkak të një ankesë që kishte bërë partnerja e ti në Itali.

Sipas mediave italiane thuhet se arbitri kishte shkelur masën që i ishte vendosur dhe policia shkoi në shtëpinë e tij për ta arrestuar.

Ai është përpjekur të largohet pasi nuk donte të arrestohej, teksa ka ikur nga shtëpia në momentin që zbarkoi policia aty.

Pikërisht kjo rezultoi tragjike për Martinelon, pasi kur ishte duke kaluar tek shinat e trenit, ai është goditur nga treni duke humbur jetën menjëherë. Ka edhe hipoteza se 31-vjeçari mund të ketë dalë me qëllim para trenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat