Skënderbeu i jep goditje të rëndë Kukësit, Tirana “fërkon” duart - Bota Sot
Skënderbeu i jep goditje të rëndë Kukësit, Tirana “fërkon” duart

Futboll

Skënderbeu i jep goditje të rëndë Kukësit, Tirana “fërkon” duart

Më: 9 mars 2020 Në ora: 20:46
Pamje nga ndeshja

10 javë nga fundi dhe Tirana është 9 pikë para Kukësit, kjo sepse verilindorët janë mundur në Korçë nga Skënderbeu dhe tashmë shohin bardheblutë të shkëputen frikshëm në krye, duke venitur shpresat e tyre për triumfin final.

Takimi është i luftuar dhe çdo gjë vuloset në 45 minutat e para, kur shënohen dhe tre golat e përballjes. Janë korçarët ata që e nisin me marshin e pestë, duke realizuar golin e parë në minutën e 24-ët me një perlë të Dejvi Bregut, ndërsa 9 minuta më pas Dita ndjek aksionin pas grushtimit të Xhikës dhe dyfishon shifrat.

Por para fundit të pjesës së parë, Kukësi rikthehet në lojë me një të majtë të saktë nga jashtë zonës, që thyen Koliçin dhe bën që ekipet të shkojnë në pushim me shifrat 2-1.

Në pjesën e dytë Kukësi përpiqet medoemos të barazojë, por Abazaj në të 56-ën ndalet nga traversa, ndërsa në të 68-ën është Koliçi që i mohon golin sulmuesit. Fundi i takimit sheh Skënderbeun që mund të mbyllë sfidën me golin e tretë, por rezultati nuk do të ndryshojë më, duke bërë që bardhekuqtë të ngjiten në vendin e tretë në kuotën e 41 pikëve, po aq sa Laçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat