Interi tërheq skuadrën e të rinjve nga UEFA Youth League - Bota Sot
Interi tërheq skuadrën e të rinjve nga UEFA Youth League

Futboll

Interi tërheq skuadrën e të rinjve nga UEFA Youth League

Më: 10 mars 2020 Në ora: 09:13
Inter

Inter Primavera nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e UEFA Youth League kundër Rennes, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Primavera e Interit nuk do të marrë pjesë në ndeshjen evropiane kundër Rennes, e vlefshme për raundin e 16 më të mirave në Youth League, për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve, anëtarëve dhe punonjësve të tyre.

Këtë klubi zikaltër e bëri të ditur përmes një komunikate të lëshuar gjatë ditës së djeshme.

Italia është vendi më i prekur nga kjo epidemi në Evropë, andaj janë duke u marrë masat të ashpra

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat