Cuculi: Fitoren ndaj Prishtinës ia dedikojë Intelektualëve

Futboll

Cuculi: Fitoren ndaj Prishtinës ia dedikojë Intelektualëve

Më: 10 mars 2020 Në ora: 11:32
Cuculi: Fitoren ndaj Prishtinës ia dedikojë Intelektualëve

Futbollisti i Dritës së Gjilanit, Ardian Cuculi, ka dhënë një intervistë për gazetarin sportiv, Reshat Ibrahimi, pas fitores 2-1 në derbin kundër Prishtinës, të dielën në Gjilan.

Mbrojtësi me përvojë nga Maqedonia e Veriut tha se me meritë kanë fituar derbin, ndërsa fitoren ia dedikon tifozëve të tyre Intelektualët.

Sipas tij, Ballkani, Drita, Gjilani dhe Prishtina deri në fund do të luftojnë për titullin e kampionit.

Ndërsa. duke folur për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës, ai ka theksuar se prêt një ndeshje të vështirë me shanse të barabarta për të dyja ekipet.

Si ishte ndeshje me Prishtinën. A ishte derbi ashtu siç e keni pritur?
Cuculi: Ndeshja Drita -Prishtina konsiderohet derbi i vecantë, pasi që përvec rivalitetit në fushë është rivaliteti edhe në tribuna nga dy tifozeritë respective, Intelektualët dhe Plisat. Ka qenë ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet në një terren të rënduar, ku në fund fitoi ekipi i cili pati grint dhe dëshirë më të madhe për fitore.

A ishte vështirë të luash dhe të fitosh në atë terren të rëndë?
Cuculi: Ishte ndeshje me dyluftime nga të dyja anët dhe në fund besoj se fitoi ekipi më i mirë.

Jeni në vendin e dytë (22 javë, 43 pikë), vetëm një pikë pas Ballkanit, a prisni një luftë të madhe për titullin e kampionit?
Cuculi:Jo vetëm Ballkani, por aty janë dhe Prishtina e Gjilani bashke me Dritën. Besoj se këto katër ekipe deri në fund do të zhvillojnë një luftë të madhe për titull.

Kush e ka orarin më të përshtatshëm nga katër skuadrat pretendente për titull:Ballkani, Drita, Gjilani dhe Prishtina?
Cuculi: Orari është i njëjtë për të gjitha ekipet, në fakt ekipi që do të fitoj titullin duhet të fitoj në cdo ndeshje ose të futet me bindjen se do të fitoj ndeshjet pavarësisht se luan si mysafir apo si vendas.

Kujt ia dedikoni fitoren ndaj Prishtinës?
Cuculi: Fitoren ndaj Prishtines ia dedikojmë tifozëve tanë Intelektualët, të cilët na kanë mbështetur dhe na mbështesin gjatë gjithë sezonit.

Ardian, po afrohet edhe ndeshja historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës me 26 mars në Shkup. Çka po flitet në Kosovë për këtë takim dhe kush është më afër “finales” me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë?
Cuculi: Ndeshja Maqedonia eVeriut-Kosova pritet dhe flitet me shumë interes në Kosovë. Janë të mobilizuara të gjitha tifogrupet, duke u bërë bashke për të përkrahur Kosovën. Personalisht më duket shumë ndeshje e vështirë, të dyja ekipet janë shumë të forta dhe në formë. Besoj se nuanca të vogla do ta zgjidhin ndeshjen. Personalisht e shikoj ndeshje shumë të vështirë dhe e kam të veshtirë të them se cila është favorit. Gjasat janë 50-50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat