Mourinho për fitimin e trofeve me Tottenham: E kam bërë te çdo klub

Futboll

Mourinho për fitimin e trofeve me Tottenham: E kam bërë te çdo klub

Më: 10 mars 2020 Në ora: 11:43
Mourinho

Jose Mourinho është zotuar të sigurojë një trofe të shumëpritur në Tottenham, me portugezin i cili nuk do të lejojë që Spurs të bëhet "klubi i tij i vetëm pa medalje".

‘Special One’ ka një CV të pasur me shumë trofe, nëpër klube të ndryshme dhe e ka ngritur imazhin në një nga menaxherët më të mirë në botë.

Duke rritur reputacionin e tij në Porto, Mourinho ka drejtuar më pas Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United.

“Unë besoj se Tottenham nuk do të jetë klubi im i vetëm pa trofe”.

“Fitova në çdo klub dhe besoj se do ta bëj atë edhe me Tottenham”, tha para ndeshjes me Leipzig strategu portugez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat