Bajrami tregohet modest: Fitorja në Strugë, meritë e lojtarëve

Futboll

Bajrami tregohet modest: Fitorja në Strugë, meritë e lojtarëve

Më: 10 mars 2020 Në ora: 11:56
Bajrami tregohet modest: Fitorja në Strugë, meritë e lojtarëve

Skuadra e Shkupit fitoren e parë në transfertë e ka shënuar ndaj Struga Trim&Lum, ndërsa kjo ishte ndeshja e katërt që udhëhiqet nga Muharem Bajrami si trajner, i cili njëjtë ekipin e kishte udhëhequr në ndeshjen ndaj Struga Trim&Lum kur luajtën baras 1-1, pastaj dy ndeshjet me Akademija Pandev 0-0 dhe në ndeshjen e Kupës 1-1.

Pas ndeshjes trajneri Bajrami ka thënë se kjo është një fitore që e meritoi ekipi, pasi dha maksimumin në një fushë tepër të vështirë.

“Fillimisht dua ti përgëzoj futbollistë që treguan karakter dhe dhanë edhe atomin e fundit në këtë përballje, andaj meritat për këtë fitore janë të tyre. Ishte një fitore që vjen në moment shumë të vështirë, duke ditur se kishim dy disfata të njëpasnjëshme, andaj shpresoj që të vazhdojmë me këtë formë edhe në ndeshjet tjera.

Kampionati është i gjatë dhe mendojmë për ndeshjet një nga një dhe besoj se kemi forcë të arrijmë suksese”, ka thënë Bajrami.

Skuadra e Shkupit të mërkurën luan ndeshjen e radhës, kur në Çair do të jetë nikoqire e skuadrës së Sileksit nga Kratova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat