Ju sportistët e Kosovës, gjeneratat e kaluara iu kanë dalë karshi plumbave e bombave të Serbisë, do ta mposhtim bindshëm edhe virusin korona

Futboll

Ju sportistët e Kosovës, gjeneratat e kaluara iu kanë dalë karshi plumbave e bombave të Serbisë, do ta mposhtim bindshëm edhe virusin korona

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2020 Në ora: 15:02
Ju sportistët e Kosovës, gjenerata e kaluara iu kanë dalë karshi plumbave e bombave të Serbisë, do ta mposhtim bindshëm virusin korona

Është koha që të jemi të mobilizuar dhe t’i tejkalojmë të gjitha sfidat. E dimë që kemi përballë një armik të padukshëm, virusi korona, që shumë shpejt do të marr goditjen shkatërruese, do të zhduket njëherë e përgjithmonë, përgjithmonë! 

Ju sportistët e Kosovës, secili duhet të gjeni forcën dhe të mendonin për sfidat e ardhshme, për vazhdimin e kampionatit qoftë edhe nga 2 a 3 maj! Të mendoni se në muajin qershor do të festojmë kualifikimin në futboll, me gjasë për herë të parë, me kombëtare e Kosovës në Kampionatin Evropian, që mbahet vitin e ardhshëm.

Jeta padyshim se do të vihet në normalitet. A e dini se Kosova dhe populli shqiptar, ka pasur një virus edhe më të keq, se virusi korona! Kemi qenë të okupuar nga viti 1991-1999 dhe kemi zhvilluar garat në fusha e salla të improvizuara, të përndjekur, të rrahur e të arrestuar, që besa të burgosur e të vrarë. 

Ju sportistët, merreni shembullin e Gjeneratës së Republikës 1991-1999, sportistët që iu dolën karshi edhe plumbave e bombave të Serbisë dhe dolëm fitimtar, edhe kësaj radhe do të dalim fitimtar dhe bindshëm ama bindshëm.  

Mobilizoni, mendoni për suksese, bëheni optimistë dhe mendoni për betejat e kryendeshjet e kampionatit që ju presin. Sa shoh sportistët e Kosovës, janë të mobilizuar si kurrë me parë dhe po mendojnë për më të mirën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat