Vidal futet në marrëveshjen e Barçës me Interin për Lautaron

Futboll

Vidal futet në marrëveshjen e Barçës me Interin për Lautaron

Më: 17 mars 2020 Në ora: 17:42
Vidal

Mesfushori kilian mund të përfundojë në Inter, ndërsa sulmuesi argjentinas në “Camp Nou”

Barcelona po e kërkon me ngulm Lautaro Martinezin.

Gjiganti katalunas ndërkohë po i shikon të gjitha variantet për të arritur deri tek sulmuesi argjentinas.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se kampioni aktual spanjoll është i gatshëm ta fusë në marrëveshje edhe Arturo Vidalin.

Mesfushori kilian pëlqehet tej mase nga trajneri Antonio Conte.

Dhe, ky fakt do të mund ta bënte më të lehtë transferimin e Lautarot në “Camp Nou”.

Me këtë rast, Barça do t’ia jepte Interit Vidalin dhe një shumë parash.

Katalunasit e shohin Lautaron si zëvendësues ideal dhe afatgjatë të Luis Suarezit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat