Hellas Verona ia cakton çmimin Marash Kumbullas

Futboll

Hellas Verona ia cakton çmimin Marash Kumbullas

Më: 18 mars 2020 Në ora: 09:10
Marash Kumbulla

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, është shndërruar në një shënjestër për shumë klube të Evropës.

Hellas Verona ka vendosur të kërkojë 25 milionë euro për Kumbullan, mes raportimeve që shumë skuadra të Evropës po kërkojnë nënshkrimin e tij.

Thuhet se Inter po udhëheq në garën për mbrojtësin e 20 vjeçar,.

Por, së fundi në lojë janë futur edhe Borussia Dortmund, Manchester United, Bayern Munich dhe Napoli.

Lojtari është rritur te Hellas Verona, teksa këtë sezon ka fituar shumë minuta në skuadrën e parë, dhe ka regjistruar një paraqitje për Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat