Perez nuk heq dorë nga vesi i tij

Futboll

Perez nuk heq dorë nga vesi i tij

Më: 18 mars 2020 Në ora: 13:12
Perez nuk heq dorë nga vesi i tij

Florentino Perez nuk heq dorë nga vesi i tij për të sjellë në Madrid lojtarët më të mirë në botë. Njëri prej tyre është Kevin De Bruyne, mesfushori ofensiv i Manchester City.

Belgu është ndër të preferuarit e presidentit të Real Madrid, i cili mbeti i mahnitur nga performanca e lojtarit në duelin e parë të Champions League kundër City në “Santiago Bernabeu” (De Bruyne dhuroi asist dhe shënoi gol).

Mediat spanjolle raportojnë se kreu i “Los Blancos” ka gati një ofertë prej 140 milion eurosh për yllin e skuadrës së Guardiolës.

Klubi anglez nuk ka ndërmend ta shesë dhe është gati t’i ofrojë rinovimin e kontratës (i përfundon në vitin 2023) me një shtim të konsiderueshëm të rrogës vjetore.

Gjithsesi, konfirmimi i pezullimit nga kompeticionet europiane mund ta shtyjë De Bruyne të provojë një aventurë të re dhe Reali do të ishte një opsion perfekt për 28-vjeçarin, i cili ndodhet në kulmin e karrierës. Fjalën e fundit e thotë ai dhe Perez shpreson ta bindë për t’u transferuar në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat