Kështu do të luhen 92 ndeshjet e mbetura

Futboll

Kështu do të luhen 92 ndeshjet e mbetura

Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:00
Kështu do të luhen 92 ndeshjet e mbetura

Shefat e klubeve të Premier Ligës kanë përpiluar një plan radikal për të shpëtuar sezonin dhe luajtur 92 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Sipas “The Sun”, ideja është që të gjitha duelet e mbetura të transmetohen të gjitha në Tv, sigurisht pa tifozë dhe do të luhen të gjitha në dy apo tre stadiume neutrale, me shumë mundësi në Midlends dhe në orare të ndryshme. UEFA bëri jo më larg se dje planin e masave të saj për mbylljen e sezonit futbollistik në Europë.

Dhe nëse pandemia e Koronavirusit do të vendoset nën kontroll, atëherë ideja është që kampionatet të përfundojnë brenda muajit qershor. Klubet e Premier Ligës do të bëjnë këtë propozim në takimin e jashtëzakonshëm që do të mbahet ditën e nesërme.

Duke përdorur një numër të kufizuar stadiumesh, kjo do të ndihmonte për të pasur një numër më të kufizuar mjekësh dhe policësh në dispozicion, duke mos penguar bluzat e bardha dhe autoritetet policore që të bëjnë detyrën e tyre në frontin kundër Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat