Ylli i Liverpool ka bërë donacionin e radhës

Futboll

Ylli i Liverpool ka bërë donacionin e radhës

Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:33
Ylli i Liverpool ka bërë donacionin e radhës

Sadio Mane është një ndër futbollistët më të dashur në botë, pasi ka qëndruar gjithmonë me këmbë në tokë dhe ka bërë shumë të mira për njerëzit në fshatin e tij në Senegal.

Ylli i Liverpool ka bërë donacionin e radhës, plot 41 mijë sterlina për të luftuar Koronavirusin.

Një futbollist i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh. Edhe kur u shpall lojtari më i mirë afrikan i vitit 2019, duke lënë pas Aubameyang dhe Salah, gjëja e parë që bëri Mane ishte një falënderim për njerëzit e fshatit të tij, që e kanë mbështetur gjithmonë.

Me shumë gjasa, do të ketë tjera donacione në vazhdim nga ylli i Liverpoolit, i cili nuk kursehet asnjëherë kur vjen puna te populli i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat