Një situatë kaosi dhe alarmante është në Itali jo vetëm

Futboll

Një situatë kaosi dhe alarmante është në Itali jo vetëm

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:24
Një situatë kaosi dhe alarmante është në Itali jo vetëm

Një situatë kaosi dhe alarmante është në Itali jo vetëm sa i përket jetëve të marra nga Koronavirusi, por edhe biznesve. Duke parë që gjendja nuk po qetësohet sa i përket viktimave dhe uljes së kësaj pandemie, bizneset e kanë humbur durimin dhe po kërkojnë të rrezikojnë, gjithçka për gjithçka.

Këtu futet edhe futbolli, pasi i tillë është, ndërsa Strakosha me shokët e skuadrës do të dalin në stërvitje të hënën. Të paktën ky është urdhëri i Lotitos deri tani. Presidenti i Lacios kërkohet që të përshpejtohet koha e kthimit në fushë, pasi e di fare mirë që me këtë gjendje që vazhdon kështu, atëherë kampionati rrezikon të mbyllet duke zgjedhur fituesit ata që kryesojnë aktualisht.

Presidenti i UEFA-s e ka mohuar këtë gjë, por duke marrë parasysh qetësimin e situatës dhe mbylljen e kampionateve në fundin e qershorit. Kjo nuk po ndodh, të paktën duke parë gjendjen aktuale, nuk ka shanse të tilla.

Lotito është në telashe të mëdha me Agnelin e Juventusit dhe Zhang të Interit, me presidentët që ndajnë mendime të kundërta. Por njëkohësisht edhe kundër doktorëve të ekipeve, që rekomandojnë vetëm qendrimin në shtëpi, shkruan sport ekpres nga Tirana/

E megjithatë, shumë vite pritje për titullin kampion dhe kur kjo është kaq afër, një rastësi e çuditshme dhe që askush nuk e priste, të dalë si një pengesë e madhe për t’i mohuar Skudeton, kjo nuk mund të pranohet. Kjo është situata në Seria A, me Lotiton që i kërkon lojtarët të kthehen në fushë të hënën, ndërsa “Tuttosport” vjen me titullin: “Hajde Lotito, mos bëj shaka tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat