Presidenti i Sionit: Kjo është luftë

Futboll

Presidenti i Sionit: Kjo është luftë

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:29
Presidenti i Sionit: Kjo është luftë

Presidenti i Sionit, Christian Constatin, i ka çuditur të gjithë duke shkarkuar menjëherë 9 lojtarë ndërsa nuk jemi ende as në 1 muaj pushim në futboll për shkakun e Koronavirusit. Lojtarëve u është kërkuar që të heqin dorë nga 80% e rrogës, mes të cilëve edhe Ermir Lenjanit, por këta të fundit nuk kanë pranuar.

Në këtë mënyrë ka ardhur largimi i menjëhershëm, ndërsa Constatin ka dërguar një letër në Federatë për të arsyetuar të gjithë këto largime. Në intervistën e fundit, presidenti i Sionit e terrorizon edhe më tepër gjendjen, me nota dramatike dhe pa shpresa, për të mbrojtur eprimin e bërë:

“Lojtarët do të kalojnë një periudhë të keqe, por më pas ata mund të nisin sërish futbollin. Po pres sygjerimin e futbollistëve të tjerë, që si do e zgjidhim, por të shohin me vëmendje situatën, se do të përkeqësohet. Ne jemi në procesin e krijim të spitaleve për të shpëtuar jetë. Ne jemi gati të varrosim të vdekurit pa njerëz.

Ne po zgjedhim ata që duhet të vdesin dhe ata që mund të shpëtojnë. Kjo do të thotë luftë. Jo luftë e zakonshme, por luftë për mjekësinë. Rezultati mbetet i njëjtë në fund, njerëzit vdesin ose do të vdesin”, ka thënë Constatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat